Kosova ashtu si Shqipëria ditën e djeshme është njohur me kundërshtarët e Nations League për sezonin e ri 2026-2027. “Dardanët” bëjnë pjesë në grupin B3 në Ligën B dhe janë “peshkuar” me ekipe si Austria, Izraeli dhe Irlandë.
Pas hedhjes së shortit ka dhënë mendimin e tij trajneri i Kosovës, Franco Foda. Ky i fudnit ka vlerësuar Austrinë, duke e cilësuar si një “kockë të fortë”. Gjithashtu ka bërë të ditur edhe qëlimin ë skuadrës së tij që është vendi i dytë në grup.
“Është e qartë se Austria është favorite, por është një grup interesant. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për ta arritur vendin e dytë, sepse është një grup i fortë. Të paktën duhet ta ruajmë nivelin dhe të mos biem në Ligën C.
Sa i përket rikthimit në Austri, jam i lumtur të luaj kundër tyre, të shoh ish-lojtarët e mi dhe shpresoj që të kemi shumë mbështetje në Austri. Por përqendrimi im është ende te muaji mars”, ka deklaruar Foda.
