Lazio
Valon Berisha është futbollisti më i ri i Zurich. Mesfushori 33-vjeçar vendosi që të largohej nga LASK në Austri, për të nisur një aventurë të re në Superligën e Zvicrës.
Me klubin e ri, Berisha ka firmosur kontratë 5 mujore, pra të vlefshme deri në fund të sezonit aktual. Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që mesfushori i Kosovën luan në Zvicër.
Kujtojmë se Berisha ka një karrierë interesante të nisur në Norvegji me Egersund dhe Viking. Më pas, 33-vjeçari ka luajtur për ekipe si Salzburg, Lazio, Fortuna Dusseldorf, Reims dhe Melbourne City.
View this post on Instagram
Poll
