Adonis Hoti është futbollisti më i ri i Ballkanit. Mesfushori 18-vjeçar vendosi që të largohej nga gjermanët e SGV Freiberg U19, për të nisur një aventurë të re në Superligën e Kosovës, me nënkampionët.
Me klubin e ri, Hoti ka firmosur kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit. Ndërkohë që te Ballkani, ai vjen si transferim i lirë, për shkak se nuk kishte një kontratë profesionale me klubin gjerman. Vlen të përmendet, se 18-vjeçari ka edhe 6 ndeshje të luajtura me Kosovën U17.
NJOFTIMI:
FC Ballkani zyrtarizon afrimin e qendërmbrojtësit 18 vjeçar Adonis Hoti. Ai është formuar në akademitë gjermane të FSV Waiblingen dhe SGV Freiberg, ku ka luajtur me kategoritë U17 dhe U19. Hoti ka zhvilluar ndeshje dhe është anëtar i rregullt i përfaqësueses së Kosovës U18. Ai pritet të rrisë konkurrencën dhe cilësinë në repartin e fundit. Mirë se erdhe Adonis, suksese me Ballkanin.
View this post on Instagram
