Baton Zabërgja
Baton Zabërgja është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Metalist 1925 fitoi në transfertë përballë Molde. Sfida miqësore, përfundoi me shifrat 0-1.
Ishte pikërisht ish sulmuesi i Dinamos në Superiore, ai që shënoi golin e vetëm në këtë sfidë. Zabërgja tundi rrjetën e gjigantit norvegjez në minutën e 44-t, teksa e shoqëroi me festën me shqiponjë.
Kujtojmë se Zabërgja ende s’ka shënuar gol në kampionat me Metalist 1925. Në 9 sfida që ka marrë pjesë, sulmuesi i Kosovës ka dhuruar vetëm 1 asist.
Goli i Baton Zabërgjës
Poll
