Edhe pse vetëm 9 vjeç, Orik Jashri po merr trajtën e një “fenomeni” jo vetëm në Kosovës e Shqipëri, por edhe më gjerë. Djaloshi nga Ferizaj i Kosovës është ftuar sërish nga akademia e Barcelonës, e njohur gjerësisht si “La Mesia”.
Shkathësia dhe teknika e lartë në zona të ngushta prej Jasharit kanë bërë për veten edhe gjigantët e Barçës. Në “Instagram”, 9-vjeçari numëron mbi 37 mijë ndjekës, ndërsa po fiton popullaritet gradualisht.
Duke parë “evoluimin” e Orik Jasharit, shanset dhe shpresat janë të mëdha që ai të bëhet një yll botëror në fushën e blertë.
Fakti që akademia “La Mesia”, një ndër më të mirta në botë, po i kushton një rëndësi të veçantë, është tregues se talenti shqipatr i Kosovës e ka “brumin” për të shpërthyer pas disa vitesh në arenën e futbollit evropian.
View this post on Instagram
