Ismet Munishi është trajneri i ri i Lirisë së Prizrenit në Ligën e Parë të Kosovës. Pas shkarkimit të Liridon Lecit, klubi nga Prizreni ka prezantuar “timonierin” e ri, i cili do të jetë pikërisht ikona, Ismet Munishi.
Ky i fundit vjen pas eksperiencës me Dukagjinin në Superligën e Kosovës. Ndërkohë që të “bardhezinjtë” e Lirisë, do të provojë rikthimin në elitë, pra në Superligë.
Kujtojmë se 51-vjeçari ka karrierë interesante si trajner. Ai ka drejtuar ekipe si Vushtrria, Hajvalia, Drita, Vëllaznmi, Feronikeli, Besa Pejsë, Ballkani, Gjilani, Prishtina dhe Ferizaj.
Kjo është hera e parë që Munishi drejton Lirinë. Ndërsa vetë ekipi nga Prizreni është pretendent për t’u ngjitur në Superligë, pasi ka 36 pikë, 5 më pak se vendi i parë, Vushtrria.
