
Kosova do të luajë në transfertë përballë Armenisë një ndeshje miqësore. Sfida që do të zhvillohet në Yerevan, do të luhet ditën e nesërme duke startuar nga ora 17:00.
Në konferencën për shtyp para kësaj sfide, ka folur sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Bomberi që aktivizohet me Mallorcan në La Liga-n spanjolle, thotë se pavarësisht se është ndeshje mqësore është e rëndësishme të fitohet.
“E gjithë skuadra është e përgatitur për ndeshjen, fizikisht dhe psiqikisht. Ndonëse janë ndeshje miqësore, është shumë e rëndësishme të fitojmë dhe të mësohemi me fitoret. Besoj që Kosova është favorite për ndeshjen e nesërme. Individualisht, por edhe si ekip do ta demonstrojmë që jemi më të mirë. E njohim ekipin e Armenisë mirë dhe e kemi analizuar”, ka thënë Muriqi.