Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vdekja e Pele, reagon Armand Duka: Futbolli humbi mbretin

Shkruar nga NEWSPORT
Vdekja e Pele, reagon Armand Duka: Futbolli humbi mbretin
Lajmi për vdekjen e legjendës Pele është dëgjuar në cdo cep të globit. Ikona braziliane nuk jeton më dhe bota e futbollit futet në një nga momentet më të errëta të historisë. Të gjithë ata që e dashurojnë këtë sport por jo vetëm ndihen të trishtuar nga ky lajm dhe reagimet janë të shumta. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar në rrjete sociale. “Futbolli humbi sot mbretin. I madhi Pele, braziliani virtuoz që magjepsi botën me talentin e tij, u nda nga jeta pas një betejë me problemet shëndetësore. Një moment i vështirë për të gjithë ata që patën fatin ta shikonin nga shkallët e stadiumit duke luajtur, por edhe për ato që e kanë njohur përmes historisë dhe bëmave të tij. Do t’i mungojë shumë botës së futbollit, por rekordet, arritjet e tij unike dhe trofetë e shumtë e kanë ngjitur prej shumë kohësh në olimpin e futbollit. Legjendat jetojnë përgjithmonë! U prehsh në paqe i madhi Pele!”-shkruan Duka.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga