
Kryeministri Edi Rama, kreu i PD Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta, kanë shkruar për ndarjen nga jeta të Pele, legjendës braziliane të futbollit dhe i cilësuar si më i miri i historisë së lojës me top.
“Një ditë, shpresoj të luajmë bashkë me top në parajsë”, shkruajti Pele ditën kur Maradona iku nga kjo botë. Sonte ata janë bashkë në fushën e qiellit”, shkruan Edi Rama.
Ndërkohë, ish-kryeministri dhe kryetari i PD, Sali Berisha publikon një foto të 82 vjeçarit me tre Kupat e Botës dhe thotë se ai mbylli sytë për t’u përjetësuar në kujtesën e botës.
“Legjenda e futbollit brazilian dhe botëror Pele mbyllë sytë përgjithmonë, për të jetuar përjetë në kujtesën e botës”, shkruan Sali Berisha.
Ish-presidenti Ilir Meta thotë se Pele nuk ka vdekur sepse fati i legjendave është të mios vdesin kurrë. “Një “lajm i gënjeshtërt” po qarkullon! Pele nuk vdes kurrë sepse ky është fat i Legjendave”, shkruan ai.