
Humbja ndaj Tomorit dhe barazimi ndaj Besëlidhjes duket se nuk janë pritur aspak mirë nga drejtuesit e Flamurtarit. Këto të fundit premtuan se do të kishte “kirurgji” në skuadër, pasi shumë prej lojtarëve aktualë do të largoheshin.
Dhe siç duket ashtu po rezulton, pasi spastrimet vazhdojnë në Vlorë. I radhës që i jep “lamtumirën” Flamurtarit është mesfushori francez, Kamisoko. Sipas informacionetve raportohet se palët kanë prishur kontratën me marrëveshje, pasi lojtari ka dalë jashtë pritshmërive të tyre.
Kujtojmë se ky është largimi i dytë, pasi më parë ishte Mateus Iakoveli, ndërsa të njëjtin fat pritet ta kenë të paktën edhe Amidou Zana Silue dhe Mohamed Husain Sulaimani.
Poll