
Ekipi i Skënderbeut ka qenë dominues në këtë sezon të Superligës. Korçarët kryesojnë tabelën e klasifikimit të shkëputur me 9 pikë nga ndjekësit më të afërt të Flamurtarit. Bardhekuqtë për momentin po shijojnë pushimet dhe festat ndërsa do përgatiten edhe për fazën përgatirore që do zhvillojë në Antalia.
Një mendje te "ujqërit e dëborë" shkon edhe në merkato. Me "valixhe në duar" duket se është Bajram Jashanica. Mbrojtësi kosovar duket se do transferohet në një kampionat jashtë vendit. Një lojtar që me shumë mundësi do largohet nga bardhekuqtë është edhe Donjet Shkodra i cili nuk ka zhvilluar përformanca pozitive këtë sezon me korçarët.
Poll