
Izraeli mund Shqipërinë me shifrat 2-1. Gabimet individuale na kushtuan përsëri shumë, duke mos na lejuar vijueshmërinë për t’u ngjitur në një ligë më lart.
Shuhet ëndrra për një kualifikim të mundshëm në Ligën A të Kombëtares kuqezi. Pritshmëritë e larta të këtij takimi u vulosen në minutën e 92 kur Izraeli na ndëshkoj për herë të dytë, që vijon rrugëtimin duke u katapultuar në një ligë më lart.
Myrto Uzuni është shprehur pas takimit:
Ndeshja? Normal nuk ndihem mirë pasi kam kaluar një dëmtim dhe kam sakrifikuar me injeksone te Granada. Këtu e kam për detyrë për veten për familjen do të sakrifikoj përherë. Pas ndeshjes mund të flasim të gjithë por mos të fokusohemi te gabimet, por të ndeshja e radhës.
Goli? Është një nga golat më të bukur në karrierë jo vetëm në Kombëtare. Normal jam i mërzitur pasi rezultati nuk e jep vlerë. Duhet të fokusohemi më shumë, nuk duhet të dënohemi nga gabime foshnjarake.
Broja-Uzuni? Mendoj që nuk është momenti të mendojmë formacionin por të fokusohemi te ekipi pasi luajmë për kombin për familjet tona. Ne duhet të luajmë për ekipin dhe jo për vete.