Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ushtroi dhunë ndaj lojtares së Korçës, Federata përjashton përgjithmonë trajnerin Romeo Xega

Shkruar nga NEWSPORT

Federata Shqiptare e Volejbollit nëpërmjet Komitetit Ekzekutiv reagon ashpër duke e konsideruar veprim të paprecedent dhunën fizike e psikologjike të ushtruar ndaj lojtareve të Korça Volley përgjatë pushimeve të lojës  nga trajneri i tyre Z. Romeo Xega, i cili ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës pranë FSHV-së, ku është penalizuar e dënuar me masa të ndryshme disiplinore bazuar në Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Etikës e Disiplonës të FSHV-së.

Komiteti Ekzekutiv vendosi:

- Z. Romeo Xega i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së.

Federata Shqiptare e Volejbollit është konsekuente të zbatoj me përpikmëri e të ndëshkoj këdo që thyen Kodin e Etikës e Disiplinës dhe Rregulloren Brendshme duke denigruar figurën e sportit e duke prishur imazhin e lojës së volejbollit.

FSHV

[caption id="attachment_691252" align="alignnone" width="393"] Vendimi i Federates se Volejbollit per perjashtimin e Romeo Xeges[/caption]

[video width="426" height="238" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2023/05/344257789_1579275585928362_4509711710368316494_n.mp4"][/video]

[video width="426" height="292" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2023/05/344964846_757719115750850_9123837694691263544_n.mp4"][/video]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga