Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ushtroi dhunë ndaj futbollistit, vihet në pranga Neritan Novi

Shkruar nga NEWSPORT
Ushtroi dhunë ndaj futbollistit, vihet në pranga Neritan Novi

Është vënë në pranga trajneri i Butrintit, Neritan Novi. Trajneri i sarandiotëve akuzohet se ka dhunuar lojtarin e ekipit të tij, Albi Selimajn gjatë ndeshjes së djeshme të luajtur mes Butrintit dhe Memaliajt. Lojtari 22-vjeçar më pas është transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë.

Lexo edhe: Ndodh në Shqipëri, trajneri rreh futbollistin e ekipit të tij

Ndërsa në një prononcim të dhënë për “Newsport.al”, vetë Novi është shprehur se ka qenë ai i dhunuari. Tekniku gjirokastrit është shprehur se Albi Selimaj dhe vëllai i tij kanë qenë agresorët.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ “Më kërkoi ta fusja në lojë”, Neritan Novi tregon ç’ka ndodhur: Albi Selimaj më goditi me vëllain e tij

Teksa në njoftimin e sotëm të policisë thuhet se Neritan Novi është arrestuar, sëbashku me përgatitësin atletik të ekipit të Butrintit, Dhiogjen Muça. Dy trajnerët janë arrestuar pasi kanë goditur me grushte lojtarin, Albi Selimaj, thuhej ndër të tjera në njoftimin e policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Goditën me grushte, futbollistin e ekipit, gjatë ndeshjes së futbollit, vihen në pranga 2 trajnerët e këtij ekipi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se një futbollist ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje, menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. S., 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë.

Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga