
Deri në gjysmëfinale ishte rruga e Teutës në Kupën e Shqipërisë. Durrsakët u mundën nga Tirana që në ndeshjen e parë me rezultatin 3-0 që nuk premtonte shumë për ndeshjen e kthimit. Pavarësisht deklaratave “kërcënuese” nga durrsakët për një përmbysje bregdetarët nuk arritën të bënin asgjë më shumë se një barazim pa gola. Pas ndeshjes, trajneri Martini foli për Oversport.
Ajo humbje e parë ishte vendimtare. Ana psikologjike ishte e vështirë me atë rezultat. Lojtarët janë të ngarukar pasi kanë luajtur shumë edhe në kampionat. Ishim koshient që kjo përmbysje do të ishte çmenduri. Lodhja nuk ndikoi tek ne pasi ishte një ndeshje e mbyllur, ndoshta mund të ndikoi për Tiranën.
Ishte një objektiv për kupat e Europës por tani shpresojmë për nga kampionati. Do të shohim në vazhdim. Do të bëjmë ç’mos, jemi 2 pikë larg Laçit dhe 1 nga Vllaznia. Ndeshjet e rradhës janë të vështira për të gjithë ekipet. Në Shkodër do të kemi një nga ndeshjet më të vështira por ne kemi shpresë për vendin e katërt.
I uroj Tiranës që ta fitojë kupën dhe suksese.