Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Urim special i presidentit Armando Duka para festave: Fundvit të gëzuar!

Shkruar nga NEWSPORT
Urim special i presidentit Armando Duka para festave: Fundvit të

Presidenti Armando Duka ka folur në çeljen e ceremonisë që po mbahet në Pallatin e Kongreseve për festat e fundvitit. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit kujtoi arritjet në futboll në këtë vit që po lëmë pas. Duka deklaroi:

"Të nderuar personalitetet, të nderuar drejtues, të dashur miq kam kënaqësinë dhe privilegjin të iu uroj mirëseardhjen. Po arrijmë në stracionin e fundit të 2016. Ky ishte vit i jashtëzakonshmë, brenda tij me intensitet maksimal që do të mbahen men gjatë. Rritja e cilësisë e shpalli më interesant. Ndërtimi i Loro Boriçit i dha Shqipërisë një luks më shumë, gjithashtu edhe Arena Kombëtare që po ka hedhur themelet.

Ngjarja më  emadhe historike, pjesëmarrja në Europianin 2016.Shqipëria dhe shqiptarët ishin prezent në të gjitha mediat botërore. Futbolli dhe kryesisht kombëtarja, janë simbole të dashura për të gjithë shqiptarët. Kombëtarja ka dhënë mesazhe të mëdha që shqiptarët e kanë përjetuar me shumë krenari. Ashtu si loja edhe ne që i shërbejmë asaj, duhet të jemi bashkë për të zgjidhur hallet, problematiken, por gjithashtu të shijojmë sukseset.

Sot është mbrëmje festive dhe më shumë se shpallja e objektivave shkon një gotë verë apo një urim. Në këtë vit kemi disa ballafaqime të ekipit kombëtar, me moshat apo talentët e rinj. Vitin e ardhshëm do të organizohen turnetë për 17 vjeçarët dhe 19 vjeçarët. Urojmë që viti 2017 të jetë po aq i suksseshëm, pse jo dhe më i suksseshëm. Fundvit të gëzuar! Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2017!", tha Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga