
Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka paguar më shumë se 17 mijë euro në llogarinë e avokatit të ish-portierit kuqezi, Adis Nurkovic. FIFA I kishte dhënë një ultimatum vlonjatëve, për të paguar këtë shumë te lojtari.
Me llogarinë e klubit të bllokuar, Idrizi e ka paguar atë nga ajo personale. Vlonjatët nxorën dje të gjitha mandate-pagesat për lojtarin, duke pretenduar se e kanë shlyer boshnjakun. Me FIFA-n që vendosi ultimatum, Idrizi u detyrua të shpëtonte sezonin që nis në fundjavë.
Administratori nuk e ka lënë me kaq, pasi ka bërë kallëzim në Prokurori, me pretendimin se është duke u vjedhur pasi ai lojtar është paguar për periudhën 2017-18 që ka qenë pjesë e klubit. Tanimë merkato do vijojë, me vlonjatët që zbresin në fushë të diel.