Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Ulërimat" e Xhaferit dhe ndërprerja e ndeshjes, pse Vllaznia - Teuta nisi me vonesë

Shkruar nga NEWSPORT
"Ulërimat" e Xhaferit dhe ndërprerja e ndeshjes, pse

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës dje në "Loro Boriçi" përfundoi 0-0. Teksa të gjithë ishin në pritje të pjesës së dytë, delegati i ndeshjes Besnik Çela ka bërë një notë proteste te klubi vendas për tifozët e pranishëm në tribunën e stadiumit të Shkodrës.

Pjesa e dytë do riniste me shtatë minuta vonesë, ndërsa sponsori Alban Xhaferi ka reaguar keq me punonjësit e FSHF-së. "Në stadiumet e tjera e keni pasur plot, edhe në mitingje plot e keni pasur. Këtu s'jemi as 200 veta. Bëni ç'të doni, ndërpriteni", dëgjohej shkodrani në pushimin e sfidës.

Kujtojmë se prej pandemisë së Covid-19 në tribunat e stadiumit lejohet një numër I vogël pjesëmarrësish, kryesisht punonjës të klubeve, ndërsa kjo gjë nuk është respektuar herë pas here. Delegati Çela në ndeshjen e djeshme ka qenë me celular në dorë duke bërë fotografi të tribunës, ndërsa Vllaznia është paralajmëruar më herët për tifozët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga