Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Fiton 0-2 Irlanda e Veriut, fundoset Ukraina

Shkruar nga NEWSPORT

Irlanda e Veriut ka shokuar Ukrainën në ndeshjen e sotme. Dy gola të shënuar në pjesën e dytë nga McAuley dhe McGinn bëjnë që europianolindorët të jenë të fundit në grup dhe pothuajse pa shpresë për të kaluar në turin  e 1/8-ave. Irlandezoveriorët u treguan cinikë me lojën e tyre, duke bërë shumë lojë në mbrojtje dhe sulme të menduara mirë, duke sjellë si pasojë dhe dy golat që i dhanë fitoren ishullorëve.

https://www.youtube.com/watch?v=Pet6jz124fE

Nga ana tjetër, Ukraina zotëroi topin dhe pati disa raste shënimi, por nuk diti si t’i shfrytëzonte, madje në disa raste kaluan dhe në nervozizëm, duke mos shkuar dot te goli. Kështu ukrainasit tashmë janë me një këmbë jashtë Europianit edhe pse me Gjermaninë në takimin e parë dhe sot kundër Irlandës së Veriut bënë lojë të mirë dhe që mund të kishin regjistruar tjetër rezultat.

Reshjet e breshërit -  Në minutën e 57 të ndeshjes Ukrainë – Irlanda e Veriut, gjyqtari Pavel Kralovec është detyruar të marrë vendimin ekstrem, ndërprerjen e ndeshjes. Reshjet e shiut janë shtuar, ndërsa janë kthyer në breshër të fortë, çka kanë detyruar gjyqtarin që të dërgojë në dhomat e zhveshjes skuadrat. Kjo ndërprerje ka zgjatur 2 minuta, ndërsa të gjithë janë rikthyer në fushë.

pritja e irlandezitUkrainë – Irlanda e Veriut 0-2

Shënues: McAuley 50', McGinn 90+5'

Ukraina: Pyatov, Khacheridi, Stepanenko, Yarmolenko, Kovalenko (Zinchenko 83'), Konoplyanka, Seleznyov (Zozulya 72'), Shevchuk, Sydorchuk (Harmash 76'), Fedetskiy, Rakitskiy. Trajner: Mykhail Fomenko

Skema: 4-2-3-1

Irlanda e Veriut: McGovern, McAuley, J. Evans, S. Davis, Washington (McGinn 84'), C. Evans, Dallas, Norwood, Hughes, Ward (McGinn 69'), Cathcart. Trajner: Michael O’Neill

Skema: 4-1-4-1

Gjyqtarë: Pavel Královec (Çeki), Roman Slyško (Sllovaki), Tomáš Mokrusch (Çeki)

Kartonë të verdhë: Seleznyov 40', Sydorchuk 65',  / Ward 62', Dallas 85', Evans 90+5'

Stadiumi: “Stade de Lyon”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga