Rennes - PSG
Java e 22-të ka nisur me surpriza në Ligue 1 të Francës. Kampionët e PSG-së u mposhtën në transfertë, 3 – 1 për Rennes. Vendasit kaluan në epërsi me Tamari, minuta e 34-të.
Gjatë pjesës së dytë, Rennes shënoi edhe dy herë të tjera, me Lepaul dhe Embolo, ndërsa finalizimi i Dembeles vlejti sa për statistikë. Nëse Lens fiton nesër kundër Paris FC, ata do të ngjiten në krye të tabelës, 1 pikë më shumë se PSG-ja.
Gjatë këtij sezoni në Ligue 1, deri në këtë pikë të kampionatit, ekipi i drejtuar nga Luis Enrique ka dëshmuar luhatje, ndërsa prova më e “freskët” erdhi sonte.
Poll
