Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

UEFA shpall lojtarin më të mirë të kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT

[caption id="attachment_9201" align="alignleft" width="300"]ab Amir Abrashi[/caption]

UEFA ka shpallur lojtarin më të mirë të kombëtares shqiptare të futbollit. Edhe pse skuadra shqiptare e përfundoi aventurën e saj, paraqitja e tyre ka lënë një shije të mirë te "qeveria e futbollit" europian. Sipas disa statistikave të fundit të publikuara nga UEFA, Kombëtarja renditet në vendin e tretë për faullet e pësuara pas Polonisë dhe Turqisë, me 43 të tillë bashkë me Italinë dhe Portugalinë. Futbollisti që është vlerës

uar më shumë është Amir Abrashi. Mesfushori ndodhet i dyti për metrat e vrapuar në fushë (35112 metra), ndërsa vendi i parë mbahet nga çeku Vladimir Darida 37394 metra. Ndërkohë, futbollisti tjetër me origjinë shqiptare që renditet në këtë listë është Granit Xhaka me Zvicrën.

Nga 10 futbollistë që janë pasqyruar në këtë listë,Granit Xhaka vjen i 9-­ti me 34033 metra të vrapuara në fushë. Ndbbërsa skuadra që ka vrapuar më shumë është Italia e Antonio Kontes me 337,179 km. Kuqezinjtë e e De Biazit në këtë renditje ndodhen në vendin e fundit me 286.713 km. Kombëtarja ndodhet në vendin e tretë për përqindjen më të ulët të mbajtjes së topit në fushë (42%), duke lënë pas Irlandën e Veriut (34%) dhe Islandën (35%), ndërsa ekipet që kanë dominuar në kontrollin e lojës janë: Gjermania 66%, Spanja, Portugalia 61%, Zvicra dhe Anglia me nga 58%.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga