Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“UEFA ka nevojë për ju”, Armand Duka flet si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA: Shpresoj që politikat e FIFA të jenë në harmoni me ne

Shkruar nga NEWSPORT
“UEFA ka nevojë për ju”, Armand Duka flet si anëtar i

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino sëbashku me presidentin e FSHF, Armand Duka dhe kryeministrin Edi Rama kanë inaguruar hapjen e investimit më të fundit të FSHF, Shtëpia e Futbollit. Presidenti Armand Duka ka mbajtur një fjalim në këtë event jubilarë për futbollin shqiptar.

“Jemi në shtëpinë tonë të madhe dhe të përbashkët. Në këtë shtëpi ku do punojnë administrata, arbitrat, trajnerët e të gjithë futbolli shqiptarë. Në këtë shtëpi ku do të hynë mbi 16 mijë djem e vajza nga Shqipëria. Në këtë shtëpi ku drejtojnë sytë shumë prindër për të ndjekur endrrën e fëmijëvë të tyre.

Para pak vitesh ishte utopike dhe ëndërr luksoze por sot të gjithë mendojnë se kemi bërë shumë mirë. Ky projekt nuk është thjeshtë një godinë është një mesazh i rëndësishëm se sa i rëndësishëm është sporti dhe futbolli në vecanti. Kemi pasur shumë futbollistë të spikatur por nuk kemi pasur kushtet e duhura për ti ndihmuar at në zhvillim. Ky projekt nuk do të realizohej nëse nuk do të kishte vullnetin e qeverisë shqiptare.

Projektet e mëdha kërkojnë durmi dhe kohë derisa erdhi viti 2018 kur Edi Rama më telefonoi dhe më tha se kemi gjetur jo vetëm vendin e zyrave të FSHF por Shtëpinë e Futbollit Shqiptar dhe e falenderoj. Ky projekt është vazhdim i porjekteve të realizuar ndër vite nga FSHF. Kemi ndërtuar e rikonstruktuar 69 fusha loje, 29 fusha me bar artificial pwr stwrvitje, 16 tribuna stadiumesh, e 76 fusha 5x5.”

“I nderuar president i FIFA, Gianni Infantino. Në emrin tim dhe të gjithë futbollit shqiptarë dhe ju jemi mirënjohës dhe ju garantojmë se do të jemi anëtarë konstruktiv të shtëpisë sonë të përbashkët të futbollit botërorë FIFA.

Dëshiroj dhe shpresoj se politikat tuaja si president i FIFA të jenë në harmoni të plotë me ato të UEFA, anëtarë i së cilës jemi dhe ne. UEFA është shtëpia jonë europiane në të cilën edhe ju keni kontribuar goxha. Sot UEFA, ahtu si ne, ka nevojë për ju për të realizuar projekte akoma më ambicioze në botën e futbollit.”

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga