Federata Ruse e futbollit do të gjobitet nga UEFA për shkak të sjelljes së tifozëve rusë në Marsejë. Lajmin e ka konfirmuar Vitaly Mutko, ministri Rus i sportit.
"Ne do të gjobitemi dhe unë e kuptoj këtë gjë. Pavarësisht se ne këmi gabuar zyrtarët rusë do të hetojnë ngjarjen sepse ka patur shumë dinamika në të ", ka deklaruar ministri.
Tifozët rusë shkaktuan incidente dhe përplasje të dhunshme pak para fillimit të ndeshjes Angli-Rusi e cila përfundoi në baraspeshë 1-1. Është dashur ndërhyrja e forcave speciale të sigurisë në Francë për të qetësuar situatën ndërmjet tifozëve.Disa prej të lënduarve janë ccuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe një pjesë e tyre shfaqin probleme serioze nga goditjet e marra në kokë.