UEFA hodhi shortin për turin e dytë të Champions League. Në Nyon të Zvicrës, Teuta kampione e Shqipërisë mësoi se në rast kualifikimi ndaj Sheriff Tiraspol, do luajë me fituesin e Connah's Nomads FC nga Uellsi ose Alkashert nga Armenia.
Shkëdija e Tetovës nëse kalon NS Mura do përballet me fituesin e Ludogorets ose Shakhtor Soligorsk.
Dje durrsakët mësuan kundërshtarin në raundin e parë, me sfidat që do luhen në 6/7 korrik dhe 13/14 korrik. Nëse Djemtë e Detit kualifikohen me kampionët e Moldavisë, datat 20/21 dhe 27/28 korrik do jenë për raundin e dytë.
Në raundin e dytë hyjnë ekipe si Celtic, PSV Eindhoven, Galatasaray, Olympiacos dhe Crvena Zvezda.


Galeria fotografike ()
Poll