Asnjë aspekt negativ që prish imazhin e futbollit dhe mbi të gjitha të Europianit "Francë 2016" nuk po tolerohet nga UEFA. Pikërisht Shqipëria, Anglia dhe Rusia do të ndëshkohen nga UEFA, ku mund të ketë masa ekstreme për incidentet e ndodhura në Marsejë mes tifozëve anglezë dhe rusë. Sa i përket Shqipërisë, bëhet fjalë për banerin dhe tymueset e ndezura të hedhura në fushë që do të çojnë në gjobitjen e FSHF-së. Por, as Turqia e as Kroacia nuk do të shpëtojnë nga disiplinori i UEFA-s.
[caption id="attachment_3231" align="aligncenter" width="770"] Faksimile e faqes së UEFA-s[/caption]
Sot është bërë publik lajmi se të dy shtetet do të procedohen për ngjarjet që konsiderohen anti-sportive. Turqia do të ketë dy pika ku do të ndëshkohet, hedhja e sendeve dhe tymueseve të ndezura në fushë. Ndërsa Kroacia për tymuese, por edhe për 'pushtim' të fushës nga tifozët e saj. Vendimet do të merren më 21 korrik, ku parashikohet që të gjobiten.