Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U transferua te Cluj, BALLKANI përshëndet Ermal KRASNIQIN: Faleminderit kampioni ynë!

Shkruar nga NEWSPORT
U transferua te Cluj, BALLKANI përshëndet Ermal KRASNIQIN:

Ermal Krasniqi bëri hapin e madh në karrierën e tij futbollistike, duke u transferua te skuadra rumune Cluj. Paraqitjet pozitive të 24-vjeçarit me fanellën e Ballkanit ranë në syrin e skuadrave të huaj duke ngjithur shkallët në futboll.

Pas zyrtarizimit nga ana e ekipit Cluj, tashmë vjen edhe konfirmimi nga kampionët e Kosovës, të cilët e falenderojnë kampionin e tyre për kontributin e dhënë me fanellën e portokallinjtë.

"Faleminderit për kontributin kampioni ynë,

Sot u kompletua transferimi i tashmë ish-lojtarit tonë, Krasniqit në klubin Rumun

Krasniqi ishte pjesë e jona që nga viti 2019 duke mbajtur barrën e ekipes së bashku me shumë lojtar të ekipës dhe në sezonin 2021/2022 ishte poashtu njëri prej shumë lojtarëve të klubit që e arritëm suksesin e titullit kampion i Superligës së Kosovës, ai vazhdoi duke shkruar histori në futbollin Kosovar me pjesëmarrjen në garat evropiane dhe së fundmi e veshi edhe fanellën e kombëtarës së Kosovës.

Emri i tij do të mbetet gjithmonë i skalitur në klubin tonë.

të dëshiron shumë shëndet dhe suksese në karrierë!", ka shkruar Ballkani .

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga