Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U shënoi gol në miqësore, Interi për ndarjen nga jeta të Raphael Dwamenas: Jemi pranë familjes dhe klubit Egnatia në këtë moment zie

Shkruar nga NEWSPORT
U shënoi gol në miqësore, Interi për ndarjen nga jeta
Reagimi nga klubet shqiptare dhe të huaja kanë qenë të shumta në lidhje me ndarjen nga jeta të Raphael Dwamenas. Ekipe të shumta ku ai ka kaluar një pjesë të karrierës ose nuk ka luajtur fare me to janë solidarizuar mbi këtë humbje të trishtë. Një nga klubet e njohura që ka reaguar mbi vdekjen e kapitenit të Egnatias është edhe klubi i njohur italian i Interit. “FC Internazionale Milano shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Raphael Dwamena, jemi pranë familjes dhe klubit Egnatia në këtë moment zie”, shkruan klubi italian në Twitter. Kujtojmë që Dwamena i shënoi gol Interit në miqësoren që Egnatia luajti përballë zikaltërve më 13 gusht të këtij viti.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga