Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U përjashtuan nga Kategoria e Parë, reagon klubi i Tërbunit: Do ta apelojmë çështjen deri në gjykatat më të larta sportive

Shkruar nga NEWSPORT
U përjashtuan nga Kategoria e Parë, reagon klubi i Tërbunit: Do

Klubi i Tërbunit ka reaguar pas dënimit nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës që e përjashton ekipin nga Kategoria e Parë. Kjo vjen si pasojë e ndeshjes së fundit në Kategorinë e Parë e luajtur në Pukë mes Tërbunit dhe Turbinës.

Ndeshja u luajt deri në minutat e fundit por pa qenë në gjendje të përfundonte. Gjyqtari e ndërpreu ndërsa rezultati ishte 1-1. Për Komisionin e Disiplinës gjatë ndeshjes u kryen akte dhune për të cilat përgjegjës është klubi pukjan.

Megjithatë Tërbuni në reagimin e tij shprehet se Komisioni nuk ka fakte të argumentojë dhunën dhe vendimi është i turpshëm dhe i pamerituar. Për këtë klubi do të ndërmarrë nisma ligjore duke e apeluar çështjen deri në gjykatat më të larta sportive

REAGIMI:

Pasi mësuam vendimet absurde të komisionit të disiplinës të ndërmarra për ekipin tonë, Klub Futboll “TËRBUNI PUKË” reagon ndaj këtyre vendimeve të pa bazuara në fakte, të turpshme dhe të pa merituara. Kjo është një sulm haptaz që i bëhet ekipit tonë nga federata e futbollit. Klubi ynë do ta apelojë çështjen deri në gjykatat më të larta sportive.

  1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  2. Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d dhe 114/2 të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga