
Sabien Lilaj e mbylli me futbollin e luajtur në fund të sezonit të kaluar, teksa vendosi të “varë kuëpcët” në gozhtë te Dinamo. Kjo e fundit siguroi edhe ngjitjen në Superiore për sezonin e ri.
Blutë u janë nënshtruar njhë revolucioni këtë sezon dhe një gjë e tillë ka nisur që me akademitë. Një vëmendje e madhe nga projekti i ri i “Nëndetëses” u është dhënë edhe skuadarve të moshave, kryesisht asaj U-19, pasi drejtuesit duan të nxjerrin sa më shumë talente për të furnizuar ekipin e parë.
Përveç U-19 do të riorganizohet edhe ekipi U-21, ku mendohet të jetë më afër ekipit të parë. Trajner i kësaj skuadre pritet të jetë Sabien Lilaj. Ky i fundit e njëh mjaft mirë ambientin dhe në këto kushte drejtuesit kanë besim te mesfushori.