
Roma u ndal në transfertë. Verdhekuqtë nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me Leccen e Ylber Ramadanit. Një ndalesë që “rrezikon” vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit, pasi tashmë vetëm 2 pikë e ndajnë nga Atalanta e vendit të 6-të.
Pas ndeshjes Daniele De Rossi ishteë mjaft i irrituar, teksa theksoi se skuadrës së tij nuk iu akordua një penallti e pastër. Turp që nuk u dha penalltia dhe kjo na e vështirësoi akoma më shumë ndeshjen.
“Ne vuajtëm shumë në pjesën e parë, siç na ndodhi në Firence. Duhet të përmirësohemi dhe të jemi më të ashpër kur luajmë në një mënyrë më të drejtpërdrejtë.
Pikë e fituar? Pikë e fituar, e kam të vështirë ta them, por kjo është një situatë e vështirë. Sot mungonte gjithçka, kishim edhe pak probleme në fazën e ndërtimit, e kishim përgatitur ndryshe.
Penalltia ndaj Zalewskit? Unë nuk pashë asgjë nga fusha, por më vonë pashë në tabletë që nuk na u dha një penallti e pastër. Është turp, sepse nëse ka një penallti duhet dhënë, veçanërisht në një epokë si kjo, ku rregullat duhet të jenë gjithmonë të njëjta, përndryshe bëhet e vështirë për ne dhe më e lehtë për ata që i menaxhojnë.
Ndeshja derbi? Lazio do të ketë vetëm dy ndeshje me trajnerin e ri, shumë ndryshe nga ajo e mëparshme. Tudor është shumë i mirë, tashmë ka arritur të marrë një rezultat të rëndësishëm, do të jetë shumë e vështirë.
Dybala kundër Lazios? Ne e dinim se do ta aktivizonim vetëm në rast nevoje, është në rrugën e kthimit. Dybala është mirë, por mungoi në stërvitje dhe ne nuk kishim dëshirë ta rrezikonim”.