
Egnatia e këtij sezoni po bën mjaft mirë në kampionët. Rrogozhinasit janë forcë e tretë e Abissnet Superiore, ndërsa kanë kuotë të njëjtë pikësh me Vllazninë, 42. Ditën e djeshme në “Elbasan Arena” u mposhtën me përmbysje nga Tirana.
Një humbje 2-1 që i lë në vendin e 3-të në renditje, por në Rrogozhinë nuk e bëjnë dramë. Pas kësj ndeshje në rrjetet sociale klubi ka postuar foto nga përballja me kryeqytetasit ndërsa ka shkruar edhe dy fjalë për lojtarët.
“Kurrë mos u dorëzo” janë fjalët e zgjedhura, të cilat shkojnë si një mesazh për të gjithë skuadrën, si një mënyrë motivimi për ndeshjet e mbetura në kampionat. Edhe 7 “finale” kanë mbetur drejt fundit, me Egnatia që është afër kualifikimit në Conferencë League për sezonin e ardhshëm, ndërsa vazhdon rrugëtimin e saj gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë ku kanë përballë Vllazninë.