Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U mposhtën nga Skënderbeu, por APOLONISË i “buzëqeshi” fati

Shkruar nga NEWSPORT
U mposhtën nga Skënderbeu, por APOLONISË i

Apolonia pas 3 fitoreve u mposht nga Skënderbeu me shifrat 4-0 në sfidën e javës së 21-të. një humbe që uli me “këmbë në tokë” skuadrën fierake, e cila në ndeshjet e fundit kishte siguruar vetëm fitore.

Pavarësisht humbjes duket se fati u ka “buzëqeshur” këtë javë, pasi edhe rivalët direkt për “Play-off” për ngjitjen në Suepriore u mposhtën.

Kështu Korabi, Tomori dhe Besa pësuan humbje, duke bërë ë renditja në klasifikim të mos ndryshonte. Fierakët e shikojnë veten ne vendin e 7-të me pikë të barabarta me Besën, ndërsa kanë 2 pikë më shumë se Burreli i vendit të 9-të që rrezikon “Play-Out”.

Pikërisht burrelasit janë kundërshtari për javën e 22-të të Kategorisë së Parë, ku në Fier kërkojnë reagimin, pasi në të kundërt do të rrezikonin edhe mbijetesën. Skuadra ka nisur përgatitjet për këtë sfidë, ndërsa Veljko Dovedan pritet që këto ditë të rikthehet në Shqipëri, pasi aktualisht ndodhet në Bosnje për të rinovuar licencën e trajnerit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga