
Erzeni u mposht nga Skëndeërbeu me shifrat 1-2. Një humbje kjo që i lë shijakasit në vendin e 6-të me 8 pikë. Pas sfidës Alfred Deliallisi ishte shumë i mërzitur dhe deklaroi se kjo ndeshje kishte shumë ndalesa.
"Kishte shumë ndalesa loje, në momentin që ne kishim superioritet numerik. Përveç dy episodeve, pjesën tjetër të lojës e kishim ne në kontroll.
U munduam që 7-8 minuta të studiojmë kundërshtarin. Përveç episodit të penalltisë, pjesa tjetër e lojës ishte në zotërimin tonë.
Ne kërkonim të kapnim dy cepat e kundërshtarit, aty ku mendonim se ishte pjesa më problematike e kundërshtarit. Ne i kishim rastet tona, por në metrat e fundit mungonte saktësia", ka theksuar timoneiri i shijakasve.
Poll