Kosova ia doli të mposhte 1-0 në “Fadil Vokrri” skuadrën e Izraelit. Për këtë të fundit është një humbje që dhemb, pasi tashmë “ëndrra” Euro 2024 largohet.
Pas kësaj disfate ka shpërthyer kapiteni i izraelitëve, Eran Zahavi, i cili pas ndeshjes tha se më shumë se një fushë futbolli, terreni i ‘Fadil Vokrrit’ dukej si një stallë derrash.
“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte.
Do të japim çdo gjë në ndeshjet me Zvicrën dhe Rumaninë, pasi situata në grup nuk ka ndryshuar aq shumë. Por natyrisht do të ishte më mirë sikur të fitonim sonte”, ka përfunduar Zahavi.
Poll