Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U largua Redon XHIXHA, Tirana kërcënon me... Florent HASANIN dhe 8 gola

Shkruar nga NEWSPORT
U largua Redon XHIXHA, Tirana kërcënon me... Florent HASANIN dhe 8

Tirana arriti të fitonte dje 2-0 kundër Erzenit në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Një triumf që erdhi pikërisht nga këmbët e Florent Hasanit që dje ishte i papërmbajtshëm.

Sulmuesi i bardhebluve tregoi se po kalon një formë të mirë dhe është gati të zëvendësojë Redon Xhixhën e larguar. Dje u mbyll faza e parë e këtij edicioni futbollistik me ish sulmuesin bardheblu që vijon të jetë në krye të listës së golashënuesve me 11 gola, i ndjekur nga Skuka me 10 të tillë.

Në sy bie pikërisht Hasani, i cili ka arritur në kuotën e 8 golave, duke shpallur potencialisht kandidaturën për Këpucën e Artë. Kujtojmë që Hasani u afrua te Tirana në merkaton e verës dhe tashmë është shndërruar në liderin e fazës ofensive. Veç 8 rrjetave të tundura, ka dhënë edhe 4 asiste për shokët e skuadrës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga