
Ardit Toli ishte një nga largimet e verës te Tirana. Kampionët e Shqipërisë humbën cilësi me largimin e “xholit” 25 vjeçar, që ende nuk e ka të sigurt të ardhmen.
Konflikti mes tij edhe klubit bardheblu ishte për kontratën, që sipas Tiranës ishte 2+1 vjeçare. Ardit Toli pretendon se kontrata përfundonte pas 2 sezonesh, çka ka bërë mos bashkohet me grupin edhe pse lojtar i rëndësishëm në formacion.
I afruar me bardheblutë në verën e 2020 nga Kalamata, Toli kërkoi një rritje page, jashtë parashikimit të kontratës. Tanimë lojtari ka gjetur akordin për kalimin te Vorskla Poltava në Ukrainë, me Tiranën që ka bllokuar lojtarin në FIFA, duke pretenduar se ka ende kontartë me ta. Para kalimit në klubin e ri, Toli do duhet të zgjidhë problematikat dhe paqartësitë me Tiranën.