Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U largua nga Luftëtari, rrëfehet lojtari hollandez: Unë merrja pagën, të tjerët prisnin me muaj

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga Luftëtari, rrëfehet lojtari hollandez: Unë merrja

Luftëtari I këtij sezoni nuk mund kurrsesi të krahasohet me skuadrat e viteve të shkuara në Gjirokastër. Bluzinjtë tanimë janë një kategori më poshtë, ndërsa të shumta kanë qenë edhe problemet që kanë shoqëruar klubin. Ndërrimi I trajnerëve, mos korrektesa në pagesa dhe kushtet e paplotësuara, kanë bërë që edhe hollandezi Cerezo Hilgen mos e zgjatë më shumë se 3 muaj aventurën te bluzinjtë, duke u aktivizuar si titullar vetëm në një takim.

I afruar në verën e 2019 pasi ekipi luajti në Europa League, lojtari mbylli bashkëpunimin në dhjetor për shkak të problematikave të krijuara. Në një intervistë për Vortbalzone, shtatëlarti tregon për aventurën në Shqipëri dhe largimin me përshtypje jo të mira nga vendi ynë. "Më bindi një hollandez, ai ishte vëllai I një personi në klub dhe më tha se gjithçka ishte e organizuar, Ishan ë bisedime me një klub grek dhe nuk shkoi sipas planit, duke pranuar ofertët e Luftëtarit.

Kur qëndroja atje dhe gjithçka shkonte keq, njerëzit e klubit u treguan të mirë dhe më ndihmuan për të marrë rrogën. Lojtarët e tjerë prisnin 2-3 muaj për këtë gjë. Nuk mendoj se është nivel I lartë, nuk mund kurrsesi të krahasohet me Hollandën. Nuk m'u dukën aspak profesionistë derisa në një pikë mendova se çfarë bëj unë këtu? Unë përjetova gjëra të këqija. Më telefonuan kur ndërruan trajner por nuk shkova. Nuk pendohem për zgjedhjen që bëra", tha mes të tjerash Hilgen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga