Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U largua nga Laçi, Renato MALOTA prezantohet në skuadrën e re

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga Laçi, Renato MALOTA prezantohet në skuadrën e re

Renato Malota do të prezantohet sot te Egnatia. Ashtu siç newsport.al kishte njoftuar javë më parë, qendërmbrojtësi lezhian ka zgjedhur t’i bashkohet rrogozhinasve në sezonin e ri futbollistik. Pas aventurës me Laçin dhe eleminimit nga Europa, shtatlarti i prapavijës do të mbetet sërish në Superiore, por duke ndërruar fanelë.

Ai pritet të prezantohet sot nga presidenti Agim Demrozi duke u bërë në këtë mënyrë lojtari më i ri i i Egnatias. Eksperienca në Superiore dhe cilësitë në fazën difensive e bëjnë atë futbollistin e duhur për edicionin e ri futbollistik. 33-vjeçari ka provuar të luajë me Laçin, Vllazninë, Partizanin, Kukësin, Dinamon dhe Besëlidhjen. Te lezhianët ai hodhi hapat e parë si profesionist duke u aktivizuar për 4 sezone.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga