Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U largua nga Erzeni, Ardit Iljazi prezantohet te skuadra rivale e shijakasve

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga Erzeni, Ardit Iljazi prezantohet te skuadra rivale e shijakasve
Ardit Iljazi ishte një prej disa lojtarëve që u largua nga skuadra e Erzenit pak ditë më parë. Qendërmbrojtësi mbylli aventurën e tij me shijakasit, por mbetet sërish në Superiore. Iljazi është zyrtarizuar ditën e sotme te skuadra rivale e Erzenit, Teuta. 23-vjeçari vesh kështu fanelën e “djemve të detit” në sezonin e ri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi durrsak nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i uron mirë se ardhjen qendërmbrojtësit. Iljazi do të vihet kështu menjëherë nën urdhrat e Diego Longos. “WELCOME ARDIT ILJAZI! KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se qendërmbrojtësi, Ardit Iljazi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 23 vjeçar, i cili vjen te #Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e #Erzenit.  KF Teuta i uron mirëseardhje qendërmbrojtësit #ArditIljzai dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tone”, ka shkruar Teuta.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga