
Massimiliano Allegri do të rikthehet sërish në pankinë. Ish-trajneri I Juventusit pas largimit nga bardhezinjtë është pa skuadër pasi edhe vetë ka preferuar të qendrojë për një vit pushim.
Ofertat për Allegrin nuk kanë munguar duke filluar që në Itali, Anglia, Gjermani apo edhe Francë. Sipas mediave franceze, italiani do të jetë trajneri I ri I PSG-së për sezonin e ri pasi kanë vendosur të largojnë Tomas Tuchel nga pankina.
Raportet e mira mes Allegrit dhe drejtorit Leonardo e bëjnë edhe më të lehtë kalimin e tij në kampionatin francez. Në fund të sezonit, 52-vjeçari do të lirohet edhe nga kontrata me Juventusin pasi me shkarkimin nga bardhezinjtë, Allegri vijon të pagohet nga klubi italian.
Poll