Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U largua i dëmtuar nga grumbullimi i kombëtares, zbulohet gjendja e Myrto Uzunit

Shkruar nga NEWSPORT
U largua i dëmtuar nga grumbullimi i kombëtares, zbulohet gjendja e

Myrto Uzuni ishte një nga lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho për dy ndeshjet miqësore me Kilin dhe Suedinë, por fatkeqëesisht u largua nga kuqezinjtë. Sulmuesi për shkak të një dëmtimi nuk mundi të jetë i gatshëm për brazilianin dhe në këtë mënyrë u vendos të rikthehej në Spanjë për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.

Pas konsultave është mësuar edhe gjendja e Uzunit. Sulmuesi vuan nga një dëmtim kronik në këmbën e majtë dhe do të vazhdojë rikuperimin.

Nuk dihet ende se sa do të jetë periudha e rikuperimit dhe kur mund ta shikojmë lojtarin sërish në fushë, por është e sigurtë që disa ditë do të duhet të pushojë. Kujtojmë se këtë sezon 28-vjeçari  ka shënuar 9 gola me Granadan.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga