Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U kthye në opsion për të kuqtë, RRAKETA e kombëtares “lë thatë” PARTIZANIN

Shkruar nga NEWSPORT
U kthye në opsion për të kuqtë, RRAKETA e

Odise Roshi u kthye në një objektiv për skuadrën e Partizanit në këtë merkato. Ardhja e Zoran Zekic dhe njohja që palët kanë pasur në të kaluarën bëri që të ishte një mundësi reale transferimi në kryeqytet.

Por “rraketa” e kombëtare ka vendosur të qëndrojë në Turqi te skuadra e Sakaryaspor. Këtë sezon me ekipin turk ka zhvilluar 23 ndeshje dhe ka shënuar 1 herë, ndërsa ka dhuruar 5 asiste.

32-vjeçari është i bindur të respektojë kontratën me Sakaryaspor dhe në këto kushte bie kjo pistë për Partizanin. Mesfushori me tipare sulmuese i kombëtares “lë thatë” demat në këtë merkato, të cilët tashmë duhet të shikojnë të tjera alternativa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga