Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U “kryqëzua” se nuk reagoi për Xhakën, Rama për postimin e vitit 2018: U qëndroj 100% të dyja rasteve, nuk i ndihmoj dot ata që nuk duan të kuptojnë pse-në

Shkruar nga NEWSPORT
U “kryqëzua” se nuk reagoi për Xhakën, Rama për
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij se pse nuk pati një reagim lidhur me deklaratën e FIFA-s për të gjobitur, futbollistin Granit Xhaka, pasi veshi fanelën me emrin “Jashari”,  gjatë ndjeshjes Zvicër-Serbi. Në reagimin e parë kryeministri tha se nuk i takon atij të reagojë kur bëhet fjalë për dy qytetarë që luajnë për kombëtaren Zviceriane, pasi ai është kryeministri i Shqipërisë dhe jo Zvicrës. Kjo deklaratë e kryeministrit nuk u prit aspak mirë dhe të menjëhershme ishin akuzat ndaj tij, ku në rrjet u publikua një posti i Ramës në vitin  2018-të ku ai shprehte krenarinë për Xhakën dhe Shaqirin të cilët kishin shënuar po kundër Rusisë në Europian. Në reagimin e pak minutave më parë, Rama thekson se vijon ti qëndrojë të dyja postimeve, por nuk mund t’i ndihmojë dot ata që nuk kuptojnë pse-në. “Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për  e Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj”, shkruan Rama.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga