Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U ka shkaktuar humbjen e vetme në këtë sezon, Partizani kërkon "hakmarrjen" ndaj Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT
U ka shkaktuar humbjen e vetme në këtë sezon, Partizani

Partizani do të përballet me Skënderbeun për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 16-të të Superiores. Kjo përballje do të luhet ditën e hënë duke niusr që nga ora 17:00.

Një përballje mjaft interesante dhe e luftuar pritet të jetë mes dy ekipeve që do të hyjnë në fushë për të kërkuar vetëm fitoren. Demat pas 4 barazimeve radhazi në kampionat në “Arenën e Demave” janë të dënuar vetmë për 3 pikët, në të kundërt do të largoheshin akoma më shumë nga Egnatia e vendit të parë.

Ndërkohë nga krahu tjetër korçarët vijnë më të motivuar se kurrë përballë kampionëve. Skuadra e Ivan Gvozdenovic “krenohet” se u ka shkaktuar humbjen e parë dhe të vetme në këtë sezon demave dhe në sfidën e së hënës do të tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

Duke ditur rëndësinë e kësaj përballjeje, të kuqtë kanë nisur menjëherë përgatitjet. Kryeyqtetasit kanë zbritur menjëherë në fushë dhe seanca stërvitore e djeshme ka qenë më shumë një seancë shplodhëse për titullarët. Lajm i mirë për Arbër Abilaliaj është se Eljon Sot aka punuar me grupin dhe tashmë timonieri i të kuqve “kryqëzon gishtat” që ta ketë të gatshëm ndaj korçarëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga