
Jasir Asani nuk do të grumbullohet për ndeshjen miqësore të Shqipërisë kundër Arabisë Saudite. Burime të besueshme pranë FSHF-së bëjnë me dije për Newsport.al që lojtarit nuk i është dhënë leje nga klubi i Kisvardës.
Hungarezët kanë shprehur pretendimin se kjo nuk është një datë e lirë për Kombëtaret dhe kësisoj mëngjërashit i duhet të qëndrojë pranë ekipit. Ndeshjet e rëndësishme në kampionatin hungarez kanë bërë që stafi teknik ta llogarisë ish lojtarin e Partizanit si pjesë e 18-shes.
Kësisoj, për anësorin e djathtë humb mundësia për të veshur për herë të parë fanelën e kombëtares shqiptare. Pritet të shihet nëse ai do të marrë sërish një ftesë nga kuqezinjtë për miqësoren e luksit kundër Italisë. /Newsport.al/