Vllaznia u mposht nga Universitatea Craiova me rezultatin e pastër 3-0. Kjo sfidë ishte e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Shkodranët e drejtuar nga trajneri Mirel Josa nuk mundën të shkonin më tej. Megjithatë në aspektin financiar, ky sezon ka qenë për t’u duartrokitur për kuqeblutë.
Kalimi në turin e dytë të Conference League ka shpërblyer me plot 450 mijë euro shkodranët. Thuajse gjysma e buxhetit për një edicion futbollistik. Nëse do të kishin kaluar rumunët, atëherë shifrat do të ishin më të larta. Por, në Rumani Craiova tregoi se është “kockë” e fortë dhe skuadra për t’u mposhtur. Tashmë pritet të shihet se çdo të ndodhë në merkaton e verës, ku trajneri Josa ka deklaruar se pret ende afrime të tjera.