
Forma fantastike e Rey Manaj ka marrë një goditje të fortë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është larguar i dëmtuar nga stërvitja me Albacete, duke rrezikuar jo pak sezonin.
Përplasja me Muntarin e ka detyruar të ndërpresë aty stërvitjen ndërsa nuk dihet se sa do të zgjasë rikuperimi i tij. Një goditje kjo si për Ramis, trajnerin e Albacete ashtu edhe për Manaj, që ishte kthyer në një futbollist të rëndësishëm për skuadrën e Segunda Division në Spanjë.
Nëse konfirmohet humbja e Manaj, Ramis do të kishte vetëm 15 lojtarë profesionistë në dispozicion për duelin e kësaj fundjave ndaj Oviedo. Me Albacete, Manaj është realizuar në 17 takime, duke shënuar edhe 5 gola.
Poll