Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U dëmtua me Kombëtaren U-21, Geralb Smajli rrezikon duelin me Erzenin

Shkruar nga NEWSPORT
U dëmtua me Kombëtaren U-21, Geralb Smajli rrezikon duelin me Erzenin

Geralb Smajli ka alarmuar skuadrën e Vllaznisë. Mbrojtësi u aktivizua si titullar në duelin që Kombëtarja U-21 zhvilloi ndaj Finlandës U-21.

Në këtë sfidë Smajli ka shfaqur disa probleme fizike dhe nuk do të jetë më në dispozicion për duelin e radhës që Shpresat do të luajnë ndaj Zvicrës U-21. Kjo shqetëson stafin e shkodranëve, të cilët shikojnë t’iu dëmtohet një nga titullarët fiks në formacionin e Qatip Osmanit.

21-vjeçari bën me “dhimbje koke” trajneri e  kuqebluve. Nuk dihet ende saktësisht se cila është gjendja e mbrojtësit, me këtë të fundti që duhet të nisë menjëherë me fazën e rikuperimit.

Te Vllaznia shpresojnë që Smajli të mos ketë asgjë serioze dhe të jetë i gatshëm për duelin e ardhshëm në Superiore ndaj Erzenit. Përballje kjo që do të luhet më 29 mars në “Loro Boriçi” në orën 19:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga