
Superioria për moshat deri në 19 vjeç mbylli këtë fundjavë, javën e 23-të të saj me disa rezultate interesante. Ditën e djeshme u luajtën 3 sfidat e para, në orën 12:00 ku Partizani u ndal në barazim pa gola nga Internacional ndërsa Dinamo fitoi me Teutën 2- në transfertë.
Rezultat me peshë të madhe kishte në ndeshjen Vllaznia – Apolonia ku shkodranët fituan bindshëm 3-0 duke i hapur rrugën Tiranës për titullin kampion. Bardheblutë shfrytëzuan mjaft mirë “asistin” e kuqebluve dhe fituan 1-3 ndaj Akademisë së Futbolli duke kapërcyer fierkaët në vendin e parë me 2 pikë më shumë. Fitore mori edhe Skënderbeu ndaj Laçit.
Rezultate e plota:
Partizani 0-0 Internacional
Vllaznia 3-0 Apolonia
Teuta 2-3 Dinamo
Skënderbeu 2-0 Laçi
Akademia e Futbollit 1-3 Tirana