Përfaqësuesja turke fitoi ndeshjen e mbrëmshme me rezultat 2-0 kundër çekëve, duke eliminuar në këtë mënyrë Shqipërinë që shpresonte për një humbje të portugezëve ditën e sotme. Por portugezët arritën një barazim dramatik 3-3 me Hungarinë duke u renditur në vendin e tretë në grup me një golavarazh 4-4, që do të thotë vendi i tretë më i mirë nga katër skuadrat që kualifikohen më tej. Turqit sonte do ta kenë vëmendjen e tyre në dy ndeshjet e mbrëmjes ku do të shpresojë një fitore të italianëve ose barazim, dhe në ndeshjen tjetër një fitore të Belgjikës ose dhe një barazim do t'i bënte punë skuadrës turke për të vazhduar më tej.
Poll